Mustafa “shuplakë” Thaçit: S’ka ushtri pa Amerikë

439
Propozimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës si duket nuk do ta marrë “dritën jeshile” nga Qeveria e Kosovës.

I pari i ekzekutivit, Isa Mustafa deklaroi se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarët.

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa gjatë tubimit të 27 vjetorit të LDK-së në Podujevë, shkruan Indeksonline

Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri po kundërshton fuqishëm nga ambasadori amerikan, Greg Delawie. Ky i fundit ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet pa ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë dhe se FSK duhet të transformohet në ushtri.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që [Kosova] duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh.Kryeministrit të Serbisë Vuçiq, i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, ka deklaruar ai.
Sigal