Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë qytetarët e Kosovës

560
Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me vendimin e një gjykate të lartë në Serbi për dënimin e tetë eprorëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa është shprehur se asnjë gjykatë serbe nuk ka kompetencë të marrë vendime të tilla për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sakaq, ish-eprorët e Brigadës 138, tashmë deputetë të Republikës së Kosovës, Anton Quni dhe Rrustem Berisha, si dhe gjashtë bashkëluftëtarë të tyre: Xhafer Gashi, Demush Gacaferri, Demë Maloku, Agon Isufi, Rabit Alija dhe Sheqeri Maloku, janë dënuar dje në mungesë nga një gjykatë në Nish të Serbisë.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Mustafa ka deklaruar se asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të zhvillojë procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë zhvilluar luftë çlirimtare, duke respektuar ligjet dhe zakonet e luftës. Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës “do t’i njoftojë partnerët ndërkombëtarë për këtë tendencë dhe do të kërkojë prej tyre që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsat e tilla gjyqësore”
Sigal