Mustafa: Respektojmë marrëveshjen, në shkurt Thaçi votohet për President

441
Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, e që sipas tij, do të jetë kreu i PDK-së Hashim Thaçi.
I pyetur nëse do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen.
Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”, shkruajnë mediat kosovare.
Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së.
Sigal