Mustafa në spital në Gjermani, këshilltari: Ju tregoi si është gjendja ish-kryeministrit

700
PRISHTINE- Ish-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe se e ka kaluar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej pak ditë më parë. Të paktën kështu deklaron këshilltari i tij Besnik Berisha, një javë pasi Mustafa u shtrua në një spital në Gjermani pas komplikacioneve që i dha gjendja gripale.
“Gjendja shëndetësore e Mustafës është e mirë, telashet që kanë ekzistuar janë trajtuar me sukses dhe aktualisht vazhdon vetëm terapia fizikale”, tha Berisha. Sipas tij, Mustafa tashmë është duke vazhduar fizeoterapinë, ndërsa do të qëndrojë edhe për gjashtë javë në spital.
“Kthimi i Mustafës në Kosovë do të realizohet sapo të konfirmohet nga mjekët se trajtimi ka dhënë rezultatet e pritura dhe nuk është e nevojshme të vazhdohet edhe më tutje” Berisha. Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani pasi qëndroj i shtruar për disa ditë në spital në Prishtinë. Kryetari i LDK-së dyshohej se ishte prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.
Sigal