Mustafa: Na cënohet sovraniteti, s’do lejojmë kthimin e Kosovës në Rezolutën 1244

600
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aktualisht kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), deklaroi se partia e tij nuk do të lejojë cënimin e sovranitetit me kthimin e Rezolutës 1244. Ai në një konferencë për media, ka thënë se duhet të kemi bashkëpunim me miqtë tonë.
“Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe euro – atlantike. LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë dhe do të jetë kundër. Nuk do të lejojmë që të rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës, dhe kthimi në rezolutën 1244”, ka shtuar Mustafa.
Mustafa pohoi se duhet të koordinohen punët me subjektet tjera politike, që të mos e rrezikohet shteti dhe të vendi me bashkësinë ndërkombëtare.
Sigal