Mustafa: Mocioni për larje hesapesh. Duan destabilizim të vendit

467
Nis seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë. Ky mocion është iniciuar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën dhe është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e quan “pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese” mocionin e mosbesimit.

Isa Mustafa: “ Tendecë që dobësitë keqpërdorimet dëmet që janë krijuar nga qeverisjet e kaluara dhe disa individë që e kanë nënshkruar këtë peticion tia veshin kësaj qeverie. Është e papranueshme. Mund të shërbejë për larje të hesapeve politike. Mocioni ka për pasojë destabilizimin e vendit përmes krijimit të vakuimit institucuional dhe fshehjen e përgjegjësive për aferat e dëmeve shumë milioënshe që i janë shkaktuar këtij vendi. Faktet janë të tjera nga ato që jipen në këtë mocion”

Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni është mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

Opozita synon të sigurojë 61 vota në Kuvend, të nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota, atëherë çështja kalon në në dorën e Presidentit të Kosovës që të vendosë nëse do të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo t’ia jap besimin një mandatari të ri për formimin e një qeverie të re.

Ndërkaq, nëse opozita dështon t’i sigurojë 61 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë nuk mund të ketë ngritet mocion i ri brenda 90 ditëve vijuese.

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për të nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet.
Sigal