Mustafa: Liberalizim të vizave do të ketë, por fillimisht do të luftohet korrupsioni

398
Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar të premten, se kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë se do të ndihmojë Kosovën që të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave nëse i plotëson disa kushte.
Mustafa tha se Merkel i ka sugjeruar që të luftojnë korrupsionin si dhe të përmbushen proceset në dialogun me Serbinë.
Mustafa tha se shpreson se do të ketë liberalizim të vizave por siç tha ai, “njëherë duhen plotësuar disa kushte”.
Kryeministri tha se do të ndihmojnë prokurorinë si dhe do të sillen shumë ashpër me njerëzit që punojnë në institucione që shkelin ligjin. Sipas tij, ata nuk do ta kenë vendin në Qeveri.
Sigal