Mustafa: Kosova pranë anëtarësimit në UNESCO, Serbia të mos na pengoi

471
Kryeminsitri Isa Mustafa ka theksuar se Kosova po hynë në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” Mustafa premtoi që Kosova do t’i respektojë të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe trashëgimnisë kulurore.
Mustafa theksoi se Serbia nuk duhet të bëhet pengesë për Kosovën pasi sipas kryeministrit mjaft të këqija i ka sjellë këtij vendi.
Postimi i plotë në Facebook i Isa Mustafës:
“Kosova po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESKO. Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijoj në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë.
Kosova do të respektoj të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESKO-s. Do të ndërtojmë edhe vlera shkencore e arsimore mbi këto baza.
Ndërkaq, për udhëheqjen e Serbinë është koha e fundit që ata të mendojnë sesi ti bëjë mirë vendit të tyre e jo si ti bëjnë keq Kosovës. Sepse edhe shumë kohë duhet të shërohemi nga pasojat e të këqijave të tyre” 
Sigal