Mustafa këmbëngul për përfundimin e mandatit qeverisës

476
Në kohën kur mundësia e zgjedhjeve te parakoshme po kthehet në skenar të mundshëm, kryeministri Isa Mustafa këmbëngul për përfundimin e mandatit qeverisës. Në një postim relativisht të gjatë në rrjetin social facebook, Mustafa ka akuzuar partnerin e tij në qeverisje PDK, duke i shprehur se po i shmanget përgjegjësive dhe premtimeve të cilat duhet të realizohen.

“Rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, të bëhemi rob i sondazheve, sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta çojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta.”

Duke pranuar vështirësinë e përmbushjes së ët gjitha premtimeve para zgjedhjeve të reja, kryeministri i Kosovës gjithashtu shprehet i patrembur para sfidave me të cilat përballet vendi. Ai i bën thirrje kuvendit dhe deputetëve që të mos dorëzohen para “kauzave të rrejshme” siç i quan ai, referuar këtu demarkacionit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e Kosovës jo vëtëm që ka nisur fushatën, por ka publikuar edhe sondazhe që tregojnë rënien e LDK, gjë e cila ka ashpërsuar gjuhën e rivalëve. Zgjedhjet e parakoshme në këtë situatë mendohet se janë të pashmangshme, pas dështimit të koalicionit në reformat kyçe siç janë Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ishte arritur në gushtin e vitit 2015, por ende nuk është ratifikuar në Kuvend.

Analistët vendas ndërkohë kanë qasje të ndryshme. Ata hedhin dy ide qëndrore. E para që zgjedhjet gjithsesi kanë pak shanse të mbahen para pushimeve të verës dhe e dyta që përpos debatit në dukje kjo mund të jetë një marreveshje e fshehtë e dy partive në qevrisje, LDK dhe PDK për të ardhur sërish në pushtet dhe për të bërë thjesht shkëmbim të posteve.
Sigal