Mustafa falenderoi përkrahjen e shtetit turk për Kosovën

431
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Ozan për kontributin e saj për proceset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të posaçme për angazhimin e saj të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve. Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që shteti turk po jep për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral. Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të saj në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën.
Sigal