Mustafa-Engel: Kosova ka kapacitetet për të ecur para në integrimet euroatlantike

537
Proceset aktuale, reformat që po ndërmerr qeveria në shumë fusha, për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës ishin në qendër të takimit të sotëm mes kryeministrit Isa Mustafa dhe kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa shprehet se “sot pata kënaqësinë të takohem me Kongresistin Eliot Engel. Gjatë takimit biseduam edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka themelimi i tyre për Kosovën në këtë fazë, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare, si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike. 
Kongresisti Engel e vlerësoi lartë progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e institucioneve e të popullit të Kosovës për të ecur përpara”, thekson Mustafa. Kongresisti Engel po ashtu shprehu përkrahjen e mëtejshme për avancimin e proceseve dhe progresit në Republikën e Kosovës.
Sigal