Mustafa dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, diskutojnë për barrikadat

515
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel për të vazhduar dialogun. Në raundin e ri të dialogut do të diskutohet për energjinë, telekomunikacionit, komunat serbe dhe urën e Mitroviçës në Kosovë.
BE do t’i kërkoj Vuçiçit dhe Mustafës që të firmosin “marrëveshje konkrete”, shkruan gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike. Dje, dy delegacionet zhvilluan një takim në nivel teknik.
Ndërkohë, mediet në Prishtinë raportojnë se dy kryeministrat do të arrijnë një marrëveshje për heqjen e barrikadave nga Ura e Mitroviçës. 
Sigal