Mustafa “detyrohet” të mbyllë Facebook, për shkak të situatës në Kosovë

466
Për shak të situatës së rënduar poltike në Kosovë kryeministri Isa Mustafa edhe për shkak të sulmeve private është detyruar ta mbyllë llogarinë në rrjetin e tij social Facebook.Lajmi konfirmohet nga Zyra e Kryeministrit e cila thekson se faqja do të qëndrojë e çaktivizuar der në rritjen e masave të sigurisë.
“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM”, thuhet në njoftim- sipas mediave kosovare
Ndërkohë situata politike në Kosovë vijon të jetë e tensionuar pasi opozita e bashkuar i kërkon qeverisë anulimin e marrëveshjeve të nënshkruara se fundmi, pasi sipas tyre janë në dëm të Kosovës. 
Sigal