Mustafa bisedë telefonike me Vuçiç, Serbia ofron ndihmë për përmbytjet

643
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar sot me telefon me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka kumtuar qeveria e Serbisë.
Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Mëtutje në kumtesë theksohet se Aleksandar Vuçiç ka ofruar ndihmën e qeverisë së Serbisë për kapërcimin e pasojave të vërshimeve, që i kanë goditur disa komuna në Kosovë. /REL/
Sigal