Mustafa betohet se Kosova nuk do të falë asnjë pëllëmbë tokë

474
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar 26-vjetorin e themelimit të LDK-së për t’i bërë thirrje publike edhe njëherë opozitës që të ulen e të bisedojnë për zgjidhje të krizës, raprotn KTV.
Ai ka kërkuar nga liderët opozitarë që ta vënë republikën përpara vetës. Para veprimtarëve e aktivistëve të LDK-së, ka kritikuar opozitën për veprimet e saj, duke thënë se deputetëve po u rrezikohet shëndeti dhe jeta.
Sipas tij, opozita nuk po pajtohet që t’i përfillë rregullat e demokracisë, duke u përpjekur që të vihet mbi institucionet, madje edhe mbi organet e pavarura siç është Gjykata Kushtetuese.
Ai shtoi se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë, e u betua se nuk do t’i falet asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës askujt. Mustafa ka thënë se do të vazhdojë me luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
Sigal