Muri në Hungari, Mijëra qytetarë protesta në Budapest: Jezusi ishte emigrant!

423
Në Hungari mijëra persona protestuan kundër murit që po ngrihet në kufi me Serbinë. Me pankarta ku shkruhej “Miku im më i mirë është një emigrant” protestuesit ngritën një mur përreth parlamentit rreth 15 metra, si simbolikë e telit me gjemba që po vihet në 175 kilometrat që ndajnë Hungarinë me Serbinë.
Mijëra njerëz protestuan në qendër të Budapestit kundër murit që Hungaria po ndërton përgjatë vijës kufitare me Serbinë, me qëllim ndalimin e emigrantëve që hyjnë nga jugu i vendit.
Protesta e organizuar nga shoqëria civile nisi nga kisha e madhe, Basilica e Shën Stefanit, me pankarta si “Jezusi ishte emigrant” dhe “Miku im më i mirë është një emigrant”.
Protestuesit ngritën një mur përreth parlamentit, rreth 15 metra, si simbolikë e telit me gjemba që po vihet në 175 kilometrat që ndajnë Hungarinë me Serbinë.
Qeveria thotë se me ndërtimin kësaj pengese po mbron Bashkimin Evropian dhe kufijtë e saj, pas të dhënave se mbi 70.000 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Hungari vetëm gjatë këtij viti dhe 43 mijë vitin e kaluar.
Përfaqësues të shoqërisë civile në tubim, e kosnideruan ngritjen e murit një akt imoral nga ana e qeverisë, e cila duhet të ndihmojë emigrantët që ikin nga vendet e konfliketeve dhe jo ti dëbojë ata në këtë mënyrë.
Muri hungarez, i cili shpesh krahasohet me murin e Berlinit, është kritikuar ashpër edhe nga krerët e Bashkimit Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur iniciativën absurd.
Sigal