Mungesa e gjumit po na vret, thonë shkencëtarët

639
Një “epidemi katastrofike e humbjes së gjumit” po shkakton një mori sëmundjesh potencialisht fatale, thotë një ekspert i fushës.
Në një intervistë me Guardian, profesor Methju Uoker, drejtor i Qendrës për Shkencën e Gjumit të Njeriut në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, tha se privimi nga gjumi prek “çdo aspekt të biologjisë sonë” dhe është i përhapur në shoqërinë moderne.
Dhe ende problemi nuk është marrë seriozisht nga politikanët dhe punëdhënësit, teksa dëshira për të bërë një gjumë të mirë natën shpesh stigmatizohet si shenjë përtacie, tha ai.
Dritat elektrike, ekranet televizive dhe kompjuterike, mjegullimi i vijës ndarëse ndërmjet punës dhe kohës personale dhe një sërë aspektesh të tjera të jetës moderne kanë kontribuar në privimin nga gjumi, që përcaktohet si më pak se shtatë orë në natë.
Por kjo është lidhur me kancerin, diabetin, sëmundjet e zemrës, atakët, sëmundjen e Alzheimerit, obezitetin dhe shëndetin e dobët mendor, mes problemeve të tjera shëndetësore. Me pak fjalë, mungesa e gjumit po na vret.
Profesor Uoker, i cili është me origjinë nga Liverpuli, tha: “Asnjë aspekt i biologjisë sonë nuk mbetet i padëmtuar nga privimi prej gjumit. Dhe megjithatë, askush nuk po bën asgjë për këtë. Gjërat duhet të ndryshojnë: në vendin e punës dhe në komunitetet tona, në shtëpitë dhe në familjet tona”.
Sigal