Mundësi e re për refugjatët/ Partia Socialdemokate e Gjermanisë propozon viza pune

508
Partia Socialdemokrate e Gjermanisë po përpiqet që për refugjatët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijohet mundësia e marrjes së një vize pune. Kjo do t`u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij rajoni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër, jo përmes azilit. Këtë propozim e ka bërë publik sot në një konferencë telefonike me kryeministrat e landeve që vijnë nga partia e tij, kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel. Sa u përket vizave të punës, ato duhet të jepen në numra të kufizuar. Për të realizuar këtë synim të SPD-së nuk nevojitet ndryshim i ligjit, thonë në këtë parti. Ndërsa, vënia në jetë e propozimit të përmendur mund të bëhet në çdo kohë përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).
Sigal