Një 21 vjeçar shqiptar është kthyer në hero pas aktit human që bëri në lumin Tamiz në Angli. Genci Gestila ditën e sotme shpëtoi një grua nga vdekja.
Në momentin e ngjarjes i riu ishte i ulur në verandën e një lokali duke pirë me disa miq kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas. 21-vjeçari me orgjinë shqiptare, por me pasaportë greke, ka treguar se e dinte që duhej vepruar menjëherë kur ka parë gruan të zhduket nën ujë.
‘Shkova me vrap drejt saj dhe i thashë të dilte jashtë por ajo ma ktheu se nuk dinte të notonte, kështu që nuk hezitova të hodhesha në lumë’- ka thënë djali muzkuloz.Në fotot e publikuara nga e përditshmja britanike shohim Gencin me uniformë ushtarake, duke pozuar me një armë, shkruan Daily Mail.
Por duke parë format e tij fizike, mediat britanike nuk kanë ngurruar as që ta krahasojnë me aktorin britanik Daniel Craig, i cili së fundmi ka luajtur disa role si agjenti 007.