Mrekulli në Londër, 4-vjeçarja shpëtoi edhe pse u hodh nga e ëma nga kati i pestë i pallatit të djegur

365
Nga gjithë ajo tragjedi që ndodhi në Londër, për vajzën 4-vjeçare të quajtur Pat ka ndodhur një mrekulli. Ajo arriti të mbijetonte edhe pse u hodh nga kati i 5 i pallatit nga e ëma e saj. Për këtë hero u bë një fqinj i saj që arriti ta priste poshtë vogëlushen duke mos e lënë të binte në tokë nga një lartësi prej 15 metrash.
Por për fat të keq, e ëma e 4-vjeçares mendohet të jetë një prej viktimave e cila nuk është identifikuar ende.

Policia ka paralajmëruar se disa prej viktimave të mbetura në katet e pallatit të djegur në Londër mund të mos identifikohen kurrë. Shërbimet emergjente do të shpenzojnë një ditë të tretë duke kërkuar për trupat e djegur në kullën Grenfell në zonën Knesington.

Deri më tani zyrtarisht është njoftuar për 17 të vdekur, por kjo shifër duket se do të rritet ndjeshëm sipas policisë pasi ende dhjetëra persona mungojnë, madje edhe familje të tëra.

Forcat e zjarrfikëses thonë se nuk presin më të gjejnë të mbijetuar, ndërkohë që kryeministrja Theresa May urdhëroi një hetim të plotë publik.
Sigal