MPB: Janë lënduar 10 policë, ja raporti i Policisë për zhvillimet në Kuvend

450
Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot rreth orës 18:50 qytetarët të cilët kanë protestuar nën organizmin e iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të bashkuar’, dhunshëm janë future në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, Gjatë prishjes së rendit publik janë lënduar 10 zyrtar policor të cilët janë dërguar në klinikat e Shkupit”, kanë thënë nga MPB.
Në shtabin koordinues , thuhet në komunikatë, janë prezent: Ministri I iPunëve të Brendshme Agim Nuhiu, Drejtori i Byrosë së Siguri Publike Mitko Çavkov, Zëvendësdrejtori I Byrosë për Siguri Publike Besir Deari, ndihmësit e ministrit si dhe operues tjerë.
Në orën 20.08 në Shtabin Operativ- Drejtori i Byrosë për Siguri Publike- Mitko Çavkov ka lëshuar urdhër që të sigurohen kushte për evakuim të sigurt të deputetëve dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në orën 20:27 anëtarët e pjesëtarët e njësisë speciale kaun hyrë në Kuvendin e Maqedonisë dhe deri në orën 20:43 janë evakuuar 30 deputetë.
Po ndërmerren masa edhe më tej në Kuvend.
Ministri i punëve të brendshme do të jep njoftime shtesë në lidhje me zhvillimet.
Sigal