Mot i keq në Itali, një grua humb jetën në Fiumicino

454
Sigal

Tragjedi gjatë natës në zonën e Focene, në Fiumicino, për shkak të një trombe ajri.

Era ka shkaktuar një aksident, që ka qenë fatal për një grua të re, e cila ishte në drejtimin e një makine e cila ka dalë nga rruga, duke sjellë vdekjen e saj.

Viktima ishte përpjekur të hynte në parkimin e një karburanti, por tromba e ajrit e ka shtyrë makinën e saj, një Smart, në një kanal.

Tromba e ajrit ka shkaktuar dëme në banesa, në një karburant dhe në një parkim në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia.