Mosratifikimi i Demarkacionit, rrezik për “pushtetin aventurier”

543
Komisioni Shtetëror për Demarkacion do të jetë edhe një herë përballë deputetëve, për t’i sqaruar pretendimet e ngritura ndaj komisionit paraprak. Edhe pse kryetari i Kuvendit zyrtarisht e ka dërguar Kuvendin në pushim, për të martën në agjendën e Komisionit për Punë të Jashtme është shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Komisioni e ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe komisionin shtetëror për Shënjimin e kufirit që të raportojnë për dokumentet që u janë dërguar deputetëve, të cilat janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Kryesuesi i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar për gazetën se të martën do të raportojë para deputetëve për raportin e komisionit të tij. Por në Qeveri nuk kanë treguar nëse edhe kryeministri do t’i përgjigjet ftesës së parlamentarëve për raportim.
Sigal