Moskë, gruaja me kokë fëmije në dorë klith “Allahu akbar”

173
Skena horrori janë verifikuar këtë të hënë në Moskë, ku një grua, ndoshta kujdestare fëmijësh, ka mbërritur në një stacion metroje në qendër të kryeqytetit rus, duke mbajtur në dorë një kokë njeriu të prerë dhe duke bërtitur “Allah akbar”. Gruaja ishte e veshur me të zeza dhe kërcënonte se do të hidhej në erë. Stacioni u rrethua dhe gruaja u bllokua nga agjentët e policisë, të cilët i vunë pranga. Sipas mediave ruse, koka që gruaja mbante në dorë i përkiste një fëmije, vajzë, e identifikuar me emrin Nastya M. Në mëngjes, agjentët ishin thirrur për një zjarr në një godinë dhe kishin gjetur trupin pa kokë të fëmijës, e moshës 3-4 vjeç. Mediat ruse raportojnë se, gruaja i kishte vënë zjarrin apartamentit ku po kurohej e mitura, pasi i kishte prerë kokën. Motivet e veprimit të saj janë ende të paqarta. Prindërit e fëmijës kishin dalë bashkë me djalin e madh. Skuadrat e shpëtimit arritën të shpëtonin katër persona nga flakët. Një burim policor deklaroi pak më vonë se gruaja është arrestuar për shkak të “vrasjes brutale”.