Moska: Sanksionet amerikane kërcënim për normalizimin e marrëdhënieve

587
Miratimi i sanksioneve të reja kundër Rusisë nga Dhoma e Ulët e Kongresit kërcënon të shkatërrojë perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve me Moskën, theksoi sot një diplomat i lartë rus.

“Kjo që po ndodh nuk ka lidhje me drejtimin e duhur. Autorët dhe mbështetësit e këtij projektligji po bëjnë një hap shumë serioz në drejtim të shkatërrimit të perspektivave për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov, cituar nga agjencia publike ruse e lajmeve, TASS.

Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan miratoi dje sanksione të reja kundër Rusisë, një projekt që ka shkaktuar nervozizmin në Moskë, por gjithashtu dhe në Evropë, sepse do të prekeshin dhe ndërmarrjet evropiane.

Ky projektligj, që do të miratohet dhe nga Senati përfshin gjithashtu sanksione kundër Irani, veçanërisht kundër Gardës Revolucionare akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe kundër Koresë së Veriut për testimin e raketave.
Sigal