Moska: Koalicion kundër ISIS, njëlloj siç bëmë me Hitlerin

65
Ndërsa Franca vijon sulmet në qytetin sirian Raqqa, e konsideruar si kryeqyteti i ISIS, Moska zyrtare kërkon luftë të përbashkët kundër terrorizmit. Duma ruse ka kërkuar nga vendet evropiane, Amerika e Veriut dhe Lindja e Mesme, formimin e një koalicion kundër terrorizmit, i ngjashëm me koalicionin anti-Hitler. Pas vërtetimit se avioni rus u rrëzua nga një bombë e vendosur nga ISIS, presidenti rus Vladimir Putin tha se “sulmet kundër xhihadistëve duhet të intensifikohen deri kur kriminelët të kuptojnë se ndëshkimi i tyre është i pashmangshëm”.

Ndërkohë anijet ruse kanë lëshuar raketa në drejtim të qytetit Raqqa, ndërsa presidenti Putin ka dhënë urdhër që të bashkëpunohet me francezët, si aleatë në luftën kundër xhihadistëve. Edhe kryeministri Cameron pranoi se Britania e Madhe duhet të bëjë më shumë në luftën kundër ISIS. Ndërsa Italia siguron mbështetje të plotë për Francën, por përjashton mundësinë e ndërhyrjes në Siri. Mbrëmjen e djeshme mbi qytetin Raqqa u lëshuan një lumë raketash, plot 16 nga 10 avionë luftarakë të tipit Rafale dhe Mirage 2000. Sulmet e Francës u koordinuan me forcat amerikane, bëri të ditur ministri i Brendshëm francez.