“Mos më prekni se do hidhem”, Ish Presidenti i Gjeorgjisë hipën në katin e 8-të por arrestohet

592
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili, të cilit i ishte marrë shtetësia e Ukrainës, u arrestua në kryeqytetin ukrainas Kiev, raporton Anadolu Agency.
Në orët e para të mëngjesit njoftohet se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e Saakashvili në Kiev.
Saakashvili, i cili gjatë bastisjes është ngjitur në katin e tetë të ndërtesës, është konfliktuar për një moment me forcat e sigurisë. Duke shkuar në buzë të çatisë, Saakashvili ka kërcënuar forcat e sigurisë se do të hidhej në rast se e preknin.
Gjatë zhvillimeve, Saakashvili ka shpherur disa fjalë kundër presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.
Sigal