Mori leje nga Prishtina zyrtare, kryeministri Vuçiç anulon vizitën në Kosovë

468
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç anulon vizitën e tij në Kosovë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për president të Serbisë.
Vuçiç theksoi se shkak i anulimit të vizitës që ishte parashikuar për të mërkurën është bërë pasi Beogradi zyrtar nuk pranon kushtëzimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës.
“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk ja vlen një presion i këtij lloji, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiç, për televizionin shtetëror serb “RTS”. Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar atë në territorin kosovar për vetëm tri orë.
Sigal