Momenti dramatik kur vajza rrëzohet në shina pak para se të kalojë treni

458
Një moment dramatik dhe i frikshëm për jetën e një vajze 18 vjeçare e cila humbi ndjenjat dhe ra në shinat e metrosë së Bostonit.

Momenti u filmua nga kamerat në stacionin South Street të mërkurën në mbrëmje.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur vajza humb ndjenjat e rrëzohet pak minuta para se të kalonte treni në ato shina.

Disa udhëtarë që prisnin trenin zbritën dhe e ndihmuan për ta larguar nga shinat

Në një intervistë për CBS Boston, Anija Lender falenderon ata që e shpëtuan për kurajon që patën duke zbritur në shina për ta ndihmuar ti shpëtonte vdekjes, një kurajo, të cilën siç thotë ajo, nuk e di nëse do e kishte pasur vetë.

“Jam shumë e lumtur që njerëzit më ndihmuan. Nëse do të isha unë në vendin e tyre do kisha frikë të zbrisja në shina duke ditur se treni ishte kaq afër. “Unë besoj në Zot dhe vërtet Zoti ishte me mua në ato momente” thotë ajo
Sigal