Moldavi, protesta masive kundër qeverisë

426
Mijëra persona po marrin pjesë në protestat madhështore që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau, kundër korrupsionit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata kanë shprehur zemërimin e tyre për një mashtrim bankar, prej 1 miliard dollarësh, që ka ulur standardet e jetesës. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe të dielën e kaluar, të cilat kaluan pa incidente, ndërsa këtë të diel ka pasur raportime për përplasje mes protestuesve dhe grupeve që kanë dalë në mbështetje të qeverisë.
Sigal