Mogherini: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara

450
Sigal

Shefja e re e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian ka folur për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, Frederica Mogherini ka thënë se Shqipëria ka treguar vullnet për të kryer reforma për sa i përket integrimit në BE. “Ne besojmë se Shqipëria në muajt e fundit ka ecur në mënyrë të jashtëzakonshme sa i takon vullnetit për të kryer reforma dhe vendimi i qershorit nga Këshilli Europian ishte stimuli i duhur në ketë drejtim”, tha Mogherini. Mogherini tha ndër të tjera se, vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së është jo vetëm në interesin e vetë vendeve që janë në procesin e anëtarësimit, por edhe në intereson tonë si europianë për arsye stabiliteti, sigurie dhe prosperiteti ekonomik.