Mogherini raporton sot për Ballkanin e Shqipërinë

411
Pas turit të saj ballkanik Shefja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federika Mogherini raporton sot para ministrave të Jashtëm të BE-së.

Raportimi vjen pas vizitës në 6 shtetet që synojnë të anëtarësohen në bashkimin Europian.

Euractive shkruan se për herë të parë raportimi për situatën në Ballkan nuk do ta përqendrohet te përparimi që këto 6 shtete, por tek rreziqet gjeopolitike që kërcënojnë rajonin.

Sipas “Euroactive” liderët europianë janë të shqetësuar për situatën në Ballkan, dhe fajësojnë Rusinë se po përpiqet të destabilizojë rajonin.

Raportimi që do të bëjë sot Mogherini do të paraqitet në samitin e BE-së më 9 dhe 10 mars.
Sigal