Mogherini: Kush ngre mure rreth vetes, ndërton burgun e vet

439
Reagimet nga Europa pas urdhrit presidencial për ndalimin e udhëtimit të udhëtarëve nga 7 vende muslimane janë kritike.
Rreth 300 vetë demonstruan kundër Donald Trump pranë bursës së Brukselit. Ndërsa tre kilometra më tutje e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, nuk u përmbajt shumë nga ana diplomatike. Për presidentin, Donald Trump ajo kishte këtë këshillë: “Kush ngre rreth vetes mure, gjendet një ditë vetë në burg”. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm norvegjez, Börge Brende ajo u shpreh lidhur ndalimin e hyrjes në SHBA për udhëtarët nga 7 vende kryesisht me popullsi muslimane se kjo nuk është rruga europiane. Më tej ajo shtoi se BE beson në një sistem normash dhe rregullash ndërkombëtare. “Historia e Europës ka treguar se izolimi dhe distancimi janë përgjigje të gabuara. Ne festojmë kur rrëzohen muret dhe ngrihen ura”- u shpreh Mogherini.
Sigal