Mogherini: Ivanov t’i japë mandatin Zeevit për formimin e qeverisë së re

473
Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Frederica Mogerini në konferencë për shtyp i bëri thirrje presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që në përputhje me Kushtetutën t’i jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, pasi është plotësuar neni 90 për të arritur shumica në Parlament. Mogerini kërkoi respektimin e kushtetutës dhe ndarjen e mandatit për shumicën e deputetëve.

“Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare ashtu siç e parashikon kushtetuta e vendit. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen. Për ato që më njohin, unë jam promotore kryesore e integrimit të te gjithë rajonit në strukturat e Be-së. Politikanët duhet të vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë sa më shpejt. Situata është e komplikuar, prandaj të dilet nga kjo situate, jo për Bashkimin Evropian por për Maqedoninë. Besoj se është e mundur qe mund te arrihet një shumicë në parlament dhe të tejkalohet kjo krizë instiucionale. Maqedonia është një vend i komplikuar ne një rajon te komplikuar, prandaj shpresoj të bëhet maksimumi për të dalë sa më parë nga kjo krizë. Integrimi i vendit duhet të vazhdojë. Bashkimi Evropian është i interesuar që vendi të eci përpara me reformat. Sapo të kthehem në Bruksel, do të njoftoj të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për situatën në Maqedoni” – deklaroi për mediat Shefja e Diplomacisë Evropiane Federika Mogerini.
Sigal