Mogherini flet për vizitën në Kosovë: Koha të mbyllen plagët e së shkuarës

549
Presidenti Ilir Meta në kuadër të “Javës së gruas” mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga UN Women, në Gjinar të Elbasanit.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shkruar një shkrim në lidhje me turin e saj në vednet e Ballkanit Perendimor së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn.
Ajo ka shkruar për vizitën e saj edhe në Kosovë si dhe për takimet me tre liderët e shtetit të Kosovës.

Mogherini është shprehur se ka ardhur koha që të mbyllen plagët e të kaluarës për të marrë hapa të rinj.
“Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të marrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në mbarë Evropën. Ne e diskutuam këtë me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Por edhe me një grup të rinjsh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, në një diskutim të hapur dhe të sinqertë”- ka shkruar Mogherini.
Sigal