“Mjekët pa Kufij” , Siri, 16 persona humbin jetën nga uria, në rrezik 33 të tjerë

472
Të paktën 16 persona ka humbur jetën nga uria në Madaja të Sirisë që kur kamionët e ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbërritën në fillim të këtij muaji në qytet. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata humanitare Mjekët pa Kufij, e cila njofton se 33 të tjerë ndodhen në në rrezik serioz për jetën.
Në muajt e fundit të 2015 humben jetën nga uria 30 persona, teksa pamjet e fëmijeve thuajse pa jetë, kocke e lëkurë dhe dëshpërimi i nenave të tyre tronditi të gjithë botën.
Drejtori i organizatës Mjekët pa Kufij, Brice de le Vingne thotë se situata është e papranueshme dhe se zgjidhja është evakuimi i tyre. Madaja kontrollohet nga rebelet dhe forcat qeveritare kanë rrethuar qytetin për të mos lejuar avancimin territorial të ektremistëve.
Por kjo ka izoluar 40 mijë banorët e qytetit, duke shkaktuar pra edhe vdekjet nga uria. Më herët gjatë këtij muaji në Madaja mbërritën disa kamionë me ndihma emergjente për banorët, teksa OKB thotë se në të gjithë Sirinë janë mbi 15 lokacione me mbi 400 mije banorë të bllokuar si pasojë e konflikteve mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele.
E ndodhur ne veripërëndim të Damaskut, Madaja është qyteti më i rrezikuar, teksa agjencitë humanitare paralajmërojnë se numri i viktimave do të rritet nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.
Sigal