Mjekët bëjnë mrekulli në foshnjën me tri këmbë

522
Një foshnjë nga Bangladeshi, që lindi me tri këmbë, po rikthehet në shtëpi pas një operacioni të suksesshëm në Australi.
“BBC” tha se Choity Khatun, 3-vjeçe, lindi me Binjakëzim kaudal, ç’ka do të thotë se pjesa e binjakes së saj është zhvilluar si e lidhur në pjesën e legenit.
Mjekët australianë harxhuan muaj duke punuar mbi mënyrat se si t’ia hiqnin pjesën e tepërt dhe të rikonstruktonin zonën e saj të legenit.
Foshnja u soll në Australi nga fshati i saj në Bangladesh nga një shoqatë bamirëse.
Mjeku Chris Kimber nga spitali Monash Children’s në Viktoria tha se operacioni ishte shumë i gjatë dhe mjekët duhej të shpenzonin shumë kohë duke analizuar çfarë gjendet aty dhe më pas të planifikonin ç’do të bënin.
Mjekët në Bangladësh më herët kishin hequr disa pjesë të këmbës së tretë por ende i kishte mbetur një pjesë e madhe në mes të dy këmbëve, tha Kimber.
“Duke qenë se ajo ishte një pjesë e binjakes së saj, foshnja kishte dy rektume, dy vagina dhe me gjasa edhe dy anuse”, tha ai.
Mjekët ia dolën t’ia hiqnin komplet këmbën e tretë dhe ta rikonstruktonin pjesën e legenit. Madje, foshnja sipas mjekut tashmë ecën dhe ka shtuar peshë.
Ai tha se vajza mund të ketë nevojë për operacione shtesë gjatë viteve të adoleshencës, por tashmë ajo mund të kthehet në vendlindjen e saj.
Nëna e saj, Shima Khatun, tha për median australiane se mezi priste të rikthehej në shtëpi dhe ta shikonte vajzën tek luante. “Gjithçka është në rregull tani…ajo mund të luajë si të gjithë fëmijët e tjerët…është si ata”, tha ajo
Sigal