Mitrovicë – Shpërthen granata para hyrjes kryesore të burgut, fatmirësisht jo të lënduar!

436
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas mediave kosovare, shpërthimi ka ndodhur në orën 1:00 pas mesnate, para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet për këto media.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.