Mitrovicë, qëllohet me armë drejt redaksisë së një portali online

594
Redaksia e një portali online në Mitrovicë në veri të Kosovës është qëlluar me armë. Persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në selinë e portalit “Kossev” në veri të Mitrovicës, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz. 
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së lënë pas, ndërsa brenda godinës u gjetën dy plumba. Kanë qenë gazetarët ata që kanë denoncuar gjithçka pasi mëngjesin e sotëm janë gjetur dy vrima të shkaktuara nga plumbat në dritare. 
Incidentin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë ende.
Sigal