Miss Finlada, e 12-ta femër që akuzon Trump për ngacmim seksual

444
Sigal

Kandidati për president i SHBA ka pasur shumë akuza për ngacmime seksuale nga femra të ndryshme.

Listës me 11 femra që kanë akuzuar Trump, i shtohet e dhe Ninni Laaksonen, tashmë 30 vjeç, e cila është shpallur Miss Finlanda në vitin 2006.

Këtë lajm e ka raportuar gazeta lokale Ilta-Sanomat pasi ka kontaktuar bukuroshen finlandeze, e cila ka thënë se Trump e ka ngacmuar seksualisht në New York para një daljeje në televizion, duke i prekur fundshpinën e saj.

Gjithashtu rikujtojmë se një ndër emrat që ka akuzuar Trump për ngacmim seksual ka qënë edhe aktorja e filmave “për të rritur” Jessica Drake.