Mishi i kuq dhe çokollata kundër inamacionit të zorrëve? Ja ç’thonë studimet

557
Konsumimi i mishit të kuq dhe çokollatës mund të ndihmojë në eliminimin e simptomave të dhimbshme të inflamacionit të zorrëve, sipas
pohimeve të studimeve të fundit.
Kjo sëmundje shkakton dhimbje stomaku, fryrje, diarre, humbje peshe dhe lodhje.
Normalisht, konsumatorët janë paralajmëruar të shmangin mishin e kuq dhe qumështin për të lehtësuar simptomat. Por një studim tregon se
ato përmbajnë një aminoacid që rrit qelizat imune në zorrë. Mishi i kuq dhe çokollata mund të tingëllojnë si një makth për sistemin tuaj të
tretjes shkruan shendeti.
Por një studim i ri pohon krejt të kundërtën: një dietë e pasur me proteina me bazë mishi dhe prodhime të qumështit mund të ndihmojë në
zbutjen e simptomave të atyre që vuajnë nga sëmundja e inflamacionit të zorrëve.
Ndërsa konsumatorët zakonisht janë këshilluar të shmangnin mishin dhe qumështin për të zbutur simptomat e sëmundjes, hulumtuesit në
Universitetin e Uashingtonit gjetën në këto produkte përmbajnë proteina që ndihmojnë në zhvillimin e qelizave imune ndaj inflamacionit të
zorrëve.
Dr. Marco Colonna, i cili qëndron në krye të studimit sqaroi se qelizat imune kontrollojnë zorrën për tu siguruar që mikrobet e dëmshme të
fshehura në ushqim të mos zhvillohen në trup.
Qelizat që janë të afta të nxisin inflamacionin janë të balancuara nga qelizat që nxisin tolerancën, duke mbrojtur trupin pa dëmtuar indet e
ndjeshme.
Sigal