Miratohet MSA me Kosovën nga Këshilli i BE, më 27 tetor firmoset nga palët

456
Kosova ka bërë një tjetër hap pozitiv sa i përket rrugës evropiane. Ministria e Integrimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën .
“Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strazburg”,-theksohet në njoftimin e Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës
Presidentja kosova ka përshendetur këtë marrëveshje. Në një postim në rrjetin social facebook Atifete Jahjaga shkruan se rruga evropaine e Kosovës është e gjatë, por e pakthyeshme.
Edhe qeveria e Kosovës në një deklaratë ka vlerësuar marrëveshjen si të vetmen rrugë që vendi duhet të ndjek, atë drejt Bashkimit Evropian.
Sigal