Miratohet kërkesa e Francës për rishikim themelor të mërrëveshjes së Shengenit

498
Vendet e BE ranë dakord të premten e 20 nentorit, që të forcojnë kontrollet e udhëtarëve, përfshirë edhe shtetasit europianë, në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.
Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbështetën gjithashtu edhe kërkesën e Francës për një rishikim themelor të mërrëveshjes së Shengenit për një kontroll sistematik të qytetarëve të Bashkimit Europian në kufij.
Takimi emergjent i ministrave erdhi pas vrasjes së organizatorit të sulmeve të Parisit gjatë operacionit policor në periferi të kryeqytetit francez , ku tre terroristë u vranë dhe 8 të tjerë u arrestuan.
Siguria e bllokut europian është vënë në pikëpyetje jo vetëm nga ngjarja në Francë por edhe nga kërcënimet e vazhdueshme të shtetit silamik se do të vijojnë të sulmojë kryeqendrat e perëndimit si Romën, Londrën etj.
Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë rritur masat e sigurisë dhe janë shprehur të bashkuar për të luftuar kundër terrorizmit.
Tragjedia me 129 viktima e Parisit ka hapur edhe debatin se kriza e klandestinëve ka ndikuar në qarkullimin e terroristëve nga Lindja e Mesme në Europë, duke çuar në deklarata shpesh edhe të forta për mbyllje të kufirit.
Por presidenti i Komisionit Europian Jan Klod Junker dhe lider të tjerë europianë janë shprehur se jo çdo klandestin është një terrorsit dhe se ata që sulmojnë janë thjesht kriminelë.
Sigal