Miratimi i MSA me Kosovën, Jahjaga: Sinjal i rëndësishëm për anëtarësimin në BE

423
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Parlamenti Evropian mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një sinjal i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja ka thënë se “ratifikimi i MSA-së nga PE e krijon një bazë të fuqishme institucionale dhe ligjore mes Kosovës dhe BE-së.
“Ratifikimin i sotëm nga Parlamenti Evropian i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është sinjal i rëndësishëm i mbështetjes që Kosova gëzon për të ndjekur rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ratifikimi i MSA-se nga PE e krijon një bazë të fuqishme institucionale dhe ligjore ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, thuhej në postimin e saj në Facebook.
Sigal