“Miq përjetë”/ Ditëlindja e Vladimir Putin, ja dhurata e veçantë që i bëri Silvio Berlusconi (FOTO)

608
Dashuria” e ish-liderit italian Silvio Berlusconi për presidentin rus Vladimir Putin nuk ka qenë asnjëherë e fshehur.
Tre herë kryeministri i Italisë, Berlusconi, i dhuroi liderit të Kremlinit një mbulesë krevati ku janë ata të dy që shtrëngojnë dorën e njëri-tjetrit, raporton Corriere Della Serra.
Putin, i cili bëri 65 vjeç të shtunën, prej kohësh i është gëzuar një miqësie të mirë me italianin, i cili u largua nga politika në vitin 2011 pas mandatit të tij të fundit në një karrierë plot skandale.
“Gëzuar ditëlindjen z.President, Vladimir Putin,” ishte urimi i italianit. Ish-agjenti i KGB-së në Moskë gjithashtu ka luajtur një rol në skandalet e seksit të Berluskonit, ku përfshihen festat e dyshimta të seksit në vilën e tij.


Sigal