Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, shpjegon incidentin me avionin amerikan

428
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se një prej avionëve të saj luftarakë ka fluturuar afër një avioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara mbi Siri për ta identifikuar dhe “jo për ta frikësuar” atë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplani SU-30CM ka qenë dy ose tre kilometra larg aeroplanit amerikan më 10 tetor.

Më 13 tetor, Uashingtoni ka thënë se aeroplanët amerikanë dhe rusë kanë qenë brenda rrezes vizuale të identifikimit mbi Siri. Të dyja vendet janë duke kryer fushata të ndara të bombardimeve në Siri.
Sigal