Ministria e Brendshme e Gjermanisë: Shqipëria 7633 kërkesa për azil në muajin korrik

420
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar të dhëna të reja për kërkesat për azil. Sipas autoriteteve gjermane kërkesat për azil janë rritur me 93.2% krahësuar me korrikun e vitit 2014. Shqipëria rendit e dyta pas Sirisë me 7633 kërkesa për azil vetëm në muajin Korrik, ndërsa Siria është e para me 9413 kërkesa. Po ashtu janë 14 832 kërkesa për aplikim nga vendet e rajonit Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa në total sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, nga të gjitha vendet janë 37 531 aplikime për azil në muajin korrik.

E para në listën e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë për kërkesa për azil është Siria, e pasuar nga Shqipëria, Serbia, Afganistani dhe Iraku. Maqedonia renditet e 6, me 1961 kërkesa për azil në muajin korrik, ndërsa Kosova në vendin e 7 me 1395 kërkesa për azil. Kurse Bosnje Hercegovina ka vetëm 786 kërsa për azil në muajin korrik.
Sigal