Ministri serb Kneźević në Tiranë: Sfidat politiko-ekonomike t’i zgjidhim me dialog

444
Është mbledhur sot në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi. Gjatë fjalës së tij, ministri serb i Ekonomisë Goran Kneźević pohoi se të gjitha sfidat politiko-ekonomike mes dy vendeve duhet të zgjidhen me dialog.
Mes të tjerash ministri u shpreh optimist që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të jetë sa më i mirë. Goran Kneźević nënvizoi faktin se Serbia është ndër 15 vendet më të mira për biznes.
“Duhet t’i zgjidhim me dialog sfidat politiko –ekonomike. Ndaj bashkëpunimi ynë ekonomik duhet të jetë sa më i mirë. Serbia është ndër 15 vendet më të mira për biznes”, tha Kneźević.
Sigal