Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov flet për krizën në Maqedoni

453
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë sot se kriza në Maqedoni është orkestruar nga jashtë.
“Kjo vërtet na alarmon neve”, tha Lavrov dhe ka shtuar se “zhvillimet në Maqedoni janë qartas të kontrolluara nga jashtë”.
Në fjalimin e tij në Këshillin e Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, Lavrov ka theksuar se zhvillimet janë të lidhura me refuzimin e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që tu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Në Shkup të Maqedonisë, rreth 150 mbështetës të opozitës, që ende qëndrojnë në një kamp të ngritur afër Kryeministrisë, kërkojnë që Gruevski të paraqes dorëheqje, derisa Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, kanë zhvilluar negociata në Strasburg pa mundur të arrijnë në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.
Qindra- mijëra demostrues morën pjesë në protestën kundër qeverisë më 17 maj në Shkup, ndërsa një ditë më vonë u mbajt një tubim masiv në mbështetje të Gruevskit.
Protestat kundër qeverisë u bënë pas publikimit të përgjimeve telefonike, në të cilat dëgjoheshin ministrat e Maqedonisë duke përgatitur mashtrim në zgjedhje.
Sigal