Ministri grek Kocias vijon takimet në Shkup, “gjysmëfinalja” për emrin e Maqedonisë

741
Me një axhendë të ngjeshur, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias ka vijuar takimet në Shkup pas mbërritjes së tij mbrëmë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
Kocias ka vizituar Shkupin në një përpjekje të re për të përafruar qëndrimet për një zgjidhje lidhur me kontestin e emrit.
Kocijas mbrëmë pati një darkë pune me ministrin e Jashtëm Dimitrov, ndërsa sot axhenda e tij fillon po ashtu me takimin me Dimitrov në Ministrinë e Jashtme, më pas me kryeministrin Zoran Zaev, zv/kryeministrin Bujar Osmani, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Kocias nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa kjo, siç thonë në Kabinetin e shefit të shtetit, as nuk është kërkuar nga pala greke.
Në takimet pritet të bisedohet për pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, për të cilat, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov, të hënën tha se dallohen nga njëra-tjetra.
Sigal